Operacion antidrogë në Stamboll, aktorja Beren Saat përfundon në pranga! Mes 22 të arrestuarve, edhe ....

Showbiz

Operacion antidrogë në Stamboll, aktorja Beren Saat përfundon

Një operacion i gjerë antidrogë në Stamboll ka çuar në ndalimin e 22 personave, mes tyre edhe disa emra të njohur të botës së spektaklit dhe medias turke, në një hetim të udhëhequr nga Zyra e Kryeprokurorit të Stambollit.

Mes të ndaluarve është edhe aktorja mjaft e njohur Beren Saat, e cila njihet gjerësisht edhe në Shqipëri për rolet e saj në seriale turke.

Është pikërisht emri i saj i cili ka tërhequr vëmendje të veçantë në këtë operacion të bujshëm.

Sipas autoriteteve turke, operacioni u zhvillua mëngjesin e së enjtes, 11 qershor, si pjesë e një hetimi të vazhdueshëm për trafik dhe përdorim të lëndëve narkotike. Forca policore kryen bastisje të njëkohshme në disa lokacione në Stamboll, duke shoqëruar në total 22 persona të dyshuar.

Mes të ndaluarve figurojnë edhe këngëtari Kenan Doğulu, bashkëshorti i Saat, aktorja dhe këngëtarja Ayşe Hatun Önal, figurat e rrjeteve sociale Kerimcan Durmaz dhe Selin Ciğerci, si dhe moderatori Ozan Doğulu, këngëtari Berdan Mardini dhe aktori Enis Arıkan.

Në listë përfshihen gjithashtu Tolga Çam, Ferhan Kaya, Murat Saygı, Enis Ahmet Onat, Ahmet Karoğlu, Emre Tari, Hasan Vatan, Mehmet Cem Karcı, Reyhan Küçükyeğen, Yaşar İpek, Mehmet Yıldız, Tessy Ramos Correira, Rafet Eren Yorulmazer dhe Ali Efe Bezci.

Autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje të plota mbi akuzat specifike ndaj secilit prej të ndaluarve.

Procedurat policore ndaj tyre vijojnë, ndërsa Prokuroria e Stambollit ka bërë të ditur se hetimi mbetet i hapur dhe po zhvillohet në disa drejtime.

ME TE LEXUARAT