"Nuk do lodhem kurrë duke luftuar për ta...", Shakira kundër Donald Trumpit për emigrantët!
Këngëtarja e mirënjohur Shakira mbrëmjen e djeshme fitoi trofeun për albumin më të mirë latin pop, në ceremoninë e madhe Grammy.
Gjatë ceremonisë, Shakira vendosi t'i japë një mesazh botës, pas vendimit të presidentit Donald Trump për të dëbuar emigrantët në SHBA.
Ja mesazhi i Shakira që emocionoi të pranishmit:
“Ky çmim shkon për të gjithë motrat dhe vëllezërit tanë emigrantë. Unë do të luftoj çdo ditë për ju. Unë kam qenë gjithashtu një emigrante që kam ardhur në këtë qytet me një ëndërr.
I di shumë mirë pengesat me të cilat përballen emigrantët. Por e di gjithashtu se sa shumë të fortë janë ata. Latinët janë njerëz të pandalshëm dhe unë nuk do të lodhem kurrë duke luftuar për ata dhe me ata.
Ky është rasti edhe për të nderuar të gjitha ato gra që punojnë fort për familjet e tyre. Ju jeni luftëtaret e vërteta”.