Noizy u bën diss të gjithë kundërshtarëve të tij: S’kam shokë, por kampiona, na njeh gjithë bota

Showbiz

Noizy u bën diss të gjithë kundërshtarëve të tij:

Noizy u kthye në kryefjalën e mediave pas sherreve të njëpasnjëshëm, pas “Vaksinës” që bëri namin në rrjet dhe i dogji aq shumë reperë të tjerë.

Noizy u bën diss të gjithë kundërshtarëve të tij:

Konflikti i tij i fundit ishte me Escobars, ish-mikun e tij, me të cilin u përplas ashpër në rrjete sociale. Megjithëse Escobars vazhdoi të “luftojë” me veten, pasi Noizy deklaroi se s’do t’i jepte më vëmendje, postimi i fundit i reperit na ka futur sërish në dyshime.

Noizy u bën diss të gjithë kundërshtarëve të tij:

Para pak ditëve, Noizy solli dyshimet se mbase ai po sjell një tjetër diss të fortë, përderisa fjalët në videon e tij të fundit ishin “Do merrni mësim nga pedagogu”.

“S’kam shokë, por kam kampiona, OTR na njeh krejt bota, a t’kujtohet 09, premtimet nuk ishin të kota. Ku je në kto nivele, ka t’mira, ka dhe sherre, ka njerëz për interese, ka njerëz që dojn veç veten“, thotë Noizy në klip.

Ende s’dihet si do të titullohet ky projekt muzikor, i cili lançohet sot, ndërsa fansat janë të gjithë sy e veshë. Noizy ka thumbuar sërish kolegët, ndërsa kanë mbetur vetëm pak orë nga publikimi i këngës. Ai është është shprehur se në fakt më shumë se sa adhuruesit e muzikës së tij, janë reperët dhe rivalët e tij që po e presin me padurim publikimin e këtij projekti. “Të dashur fansa: A e dini se të gjithë reperët janë t’u e pritur këtë kong ma shumë se ju?”, ka shkruar ai.

ME TE LEXUARAT