Në plan për t'u bërë nënë!/ Luiza Gega: Ka ardhur koha që të filloj një ëndërr tjetër

Showbiz

Në plan për t'u bërë nënë!/ Luiza Gega: Ka

Kampionia e Europës në Atletikë në garën e 3000 metrave me pengesa, Luiza Gega në një intervistë në emisionin ‘’Sport Focus’’ në Ora News u shpreh se ka ardhur koha që të krijojë një familje.

Luiza Gega: Në fakt ky vit ka nisur ndryshe, të paktën për objektivat që unë kam.

Ndryshe nga vitet e tjera qe le të themi një vit reflektimi.

Një vit që e kam kthyer veten pas në kohë për të parë se si ka nisur rrugëtimi, çfarë kam arritur, a jam ndjerë e plotësuar, etj.

Çfarë do bëj më pas sepse edhe me veten time e kisha vendosur se pas Lojërave Olimpike në fakt edhe e kam thënë se do ta rishikoja le të themi gjithë rrugëtimin tim edhe për të vendosur nëse le të themi a ia vlen të vazhdoj përsëri me këto objektivat e mëdha.

Sepse për të vendosur objektiva të mëdha, unë e di shumë mirë se çfarë më pret për ti arritur.

Shpesh herë ndihesh edhe e lodhur sepse është një rrugëtim shumë i gjatë.

Dhe aq më tepër kur ti bindesh me veten tënde që ndoshta i ke arritur ato limitet dhe aq më tepër ambicia sportive është që ti të arrish gjithmonë e më shumë.

Kam vendosur për të riparë disa gjëra të tjera të jetës time.

ME TE LEXUARAT