Në lidhje me ish-konkurrenten e ‘Përputhen’? Bes Kallaku zbulon të vërtetën e fotos virale
Aktori i njohur i humorit, Bes Kallaku ka reaguar rreth lajmeve se ai ka nisur një lidhje të re dashurie me ish-konkurrenten e “Përputhen”, Çiljeta Kormuzin. Besi ka treguar për “Anabel” se vajza në fjalë është menaxherja e Mandit të Nishtullës, duke shtuar se takimi në Bruksel ishte një rastësi.
“Ajo është menaxherja e Mandit të Nishtullës. Kemi rastisur në koncert së bashku me Mandin dhe me të në Bruksel. As nuk kam pikën e lidhjes me të! Më mbani larg këtyre lajmeve të stisura, ju lutem! Kam të tjera prioritete në jetë. Faleminderit”- tha Besi.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Besu disa muaj më parë i dha fund martesës me Xhensila Myrtezaj, nga e cila çifti ndajnë 2 fëmijë së bashku, Ajka dhe Amen.
Lajmet filluan të qarkullojnë pas disa postimeve të Çiljetës me aktorin, ku disa nga urimet që ajo mori nxitën dyshimet se dyshja kanë nisur një lidhje dashurie së bashku.
Kanë qenë disa foto të Besit dhe Çiljetës që shtuan akoma më shumë dyshimet e fansave, ku dyshja shfaqen në të njëjtat vende në Bruksel.
Gjithashtu ish-konkurrentja mori pjesë në koncertin e Besit në këtë shtet. Fansat janë të bindur se dyshja janë në një lidje së bashku, dhe të shumtë ishin komentuesit që i uruan dyshen.