Ndërhyrjet estetike e shndërojnë këtë ish-banore të BBV identike si Luana Vjollca
Lajmifundit
/
12 Gusht 2024, 19:30
Showbiz
Santiana Maloku është mjaft aktive në rrjetet sociale, ku poston vazhdimisht pamje të ndryshme, pa komplekse për paraqitjet e saj.
Së fundmi megjithatë, disa foto të publikuara nga ajo vetë kanë tërhequr vëmendjen e ndjekësve për shkak të ngjashmërisë së madhe me moderatoren Luana Vjollca.
Disa prej tyre mendojnë se kjo është pasojë e ndërhyrjeve estetike. Në fakt, fotot dëshmojnë vërtet një ngjashmëri të madhe mes dy bukurosheve, Luanës dhe Santianës.