Miss Universe Albania 2026/ Kush është bukuroshja shqiptare që u kurorëzua me çmimin e parë (EMRI + FOTO)

Stadiumi Olimpik në Tiranë u kthye në qendrën e bukurisë, elegancës dhe talentit shqiptar, ku u zhvillua edicioni i shumëpritur i Miss Universe Albania 2026, që u finalizua me kurërizimin e më të bukurës shqiptare Jogersa Beqiri.
Mbrëmja gala mblodhi së bashku personalitete të artit, modës dhe medias, duke sjellë një spektakël të veçantë për publikun.
Eventi u prezantua nga Albert Dumani, Teni Vllacaj, Deta Kokomani dhe Edisa Demollari, të cilët udhëhoqën me profesionalizëm dhe energji të gjithë ceremoninë.
Pas një gare të fortë mes konkurrenteve, juria shpalli fitueset në kategoritë përkatëse:


* Miss Inteligjenca 2026 – Evisa Pacolli
* Miss Social Media 2026 – Jogersa Beqiri
* Miss Fotozhenia 2026 – Aurora Loki
* Miss Eleganca 2026 – Erisa Murati
* Miss Best Model 2026 – Alesia Arapi
* Miss Produksioni 2026 – Flavia Arifi
* Miss World Albania 2026 – Alba Tirtja


