“Mami ishte 16 vjeçe kur linda, prindërit u divorcuan”, historia e e Graciano Taganit: Endërr që im atë të vinte...

Showbiz

“Mami ishte 16 vjeçe kur linda, prindërit u divorcuan”,

Balerini Graciano Tagani ka rrëfyer detaje nga jeta e tij në Pemën e Jetës.

Pas rrëfimit plot emocione mes lotëve, ai u surprizua nga mamaja e tij, të cilën e konsideron mbështetjen e tij më të madhe.

“Kur linda unë mami ishte 16 vjeç, prindërit u divorcuan kur isha 3 muajsh, babi nisi alkoolin.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Fëmijëria ime ka qenë shumë e ndrydhur, i thoja mamit mos më bli patetinë, çokollatë sepse e doja shumë baletin, nuk dilja të lozja, dy tre herë që kam dalë më kanë tall që ik mos loz, ik se je balerin, fjalët e sime më më thoshin mos u dorëzo, më dha forcën për t’i parë gjërat ndryshe, me gjithë këto vite babi ishte i largët, e kam pasur ëndërr që im atë te vinte të më shikonte në shfaqje, unë mami dhe nëna jetonim në shtëpi së bashku dhe vjen policia dhe thotë dilni nga shtëpia, ngelëm në rrugë, im atë ka dy tre varësi, alkooli varesitë problemet, nuk e gjykoj, as ai nuk desh mos të ishte me mamin afër, ai sot e kësaj dite është vetëm, unë i çoj darkën, do t’i thoja pavarësisht të gjithave unë jam krenar për ty dhe më vjen shumë keq. Prindërit nuk i zgjedhim dot”, tha Graciano.

ME TE LEXUARAT