Luante përkrah Elvis Presley-t, ndërron jetë në moshën 98-vjeçare aktorja e “Epokës së Artë” të Holliwood-it
Jan Sheppard , një aktore nga Epoka e Artë e Hollivudit, e cila luajti përkrah Elvis Presley-t në filmat ikonë, vdiq më 17 janar në moshën 96-vjeçare në Burbank, Kaliforni, nga pneumonia.
Shepard u shfaq në filma të tillë si “King Creole” (1958) dhe “Paradise, Havai Style” (1966). Në të parën luante Mimi Fisher, motrën e personazhit të Elvis Presley-t, ndërsa në të dytën Betty Kohana, gruaja e e protagonistit.
Në një intervistë të qershorit 2022 me Elvis Australia, ajo iu referua bashkëpunimit të saj me “King of Rock and Roll”, duke zbuluar se fillimisht ishte skeptike për suksesin e tij. “Kur e dëgjova për herë të parë emrin e tij, thashë: “Cili është ai emër? Ai nuk do t’ia dalë!”, u shpreh ajo.
Shepard ishte shfaqur në më shumë se 30 seri televizive, duke përfshirë “Gunsmoke”, “Bonanza” dhe “The Virginian”. Ajo gjithashtu pati një rol kryesor në serialin “The Clear Horizon”, duke u shfaqur në 256 episode nga viti 1960 deri në vitin 1962. Paraqitja e saj e fundit televizive ishte në serialin “The Rookies” në vitin 1973.
Ajo ishte e martuar për më shumë se 65 vjet me Ray Boyle, i famshëm për serialin “Wyatt Earp”, i cili vdiq në vitin 2022 në moshën 98-vjeçare. Çifti u njohën në vitin 1951 dhe bashkëpunuan në projekte të ndryshme, si seriali “Ditët e Luginës së Vdekjes”.