Lidhja e tyre mori fund! Ana dhe Arsimi thumbojnë njëri-tjetrin në rrjete sociale

Showbiz

Lidhja e tyre mori fund! Ana dhe Arsimi thumbojnë njëri-tjetrin

Lidhja e Arsimit dhe Anës mori fund brenda shumë pak javësh. Nuk kaloi shumë kohë nga momenti që ata të dy bënë publike lidhjen e tyre derisa vendosën të ndanin përfundimisht rrugët. Lajmi i ndarjes së tyre u konfirmua edhe nga “Prive” përmes disa burimeve pranë dyshes. Thuhet se shkak për ndarjen e tyre është bërë një debat që dyshja kanë pasur me njëri-tjetrin në distancë.

Pasi përcolli Arsimin në aeroport për në Zvicër, Ana duket se ka përcjellë edhe lidhjen me ish-konkurretin e “Për’puthen”. Këto kohë që dhe ndarja është bërë publike nuk kanë munguar as thumbat në distancë mes dy ish të dashuruarve. Si fillim ishte Ana ajo që publikoi në Instagram disa foto të saj dhe përkrah tyre shkroi: “Kur për mua të pyet bota, a të vjen keq që s’jam e jotja?!”.

Ndërsa Arsimi i është përgjigjur sot pyetjes së saj dhe ka nënkuptuar se është sërish gati për një lidhje të re, por këtë herë me vajzën e duhur.

“Lëre ti se ça më pyet mua bota, ndaloi ato lotët e tua të kota. Tirana më mungon. Beqar dhe për vajzën e duhur këtu”, ka shkruar Arsimi përkrah fotove të tij.

Ndërkohë para disa ditësh  Arsimi bëri të ditur se i kishte dedikuar një këngë Anës dhe tashmë duhet ta ndryshojë. Arsimi ndau me ndjekësit këtë pjesë, teksa shkruan:

“Bon be? Se më ke dasht? Të uroj më të mirat beba.
Sardi, tani vëlla duhet me e korrigju njëçikë këtë pjesë.”

ME TE LEXUARAT