Kush është fatlumi? Në çdo foto del vetëm, Lori Hoxha hap zemrën: Jam e dashuruar...

Showbiz

Kush është fatlumi? Në çdo foto del vetëm, Lori Hoxha

Trashëgimtarja e TCH, Lori Hoxha, ka ndarë detaje për jetën e saj private si asnjëherë më parë. Fillimisht ajo ka bërë me dije se së fundmi i është dedikuar e gjitha televizionit, duke u marrë me përgatitjet e një programi të madh.

“Po merrem me shumë gjëra, po merrem me një program shumë të madh. Shqiptarët e dinë,”-tha ajo duke lënë të kuptohet se bëhet fjalë për “Big Brother VIP”. Por nuk u ndal me aq. Lori foli edhe për gjërat e këqija që kishte kaluar nga pandemia, duke përmendur infektimit e të ëmës si një lajm që nuk e kishte përjetuar mirë.

“Çfarë kam kuptuar nga pandemia? Paskemi qenë shumë të pisët,”-tha ajo duke qeshur. Ndërkohë që nuk kishin si të mungonin edhe pyetjet “rozë”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Pasi u pyet nëse ishte e dashuruar, Lori Hoxha vendosi që ta pranonte, duke bërë me dije se ka nevojë për pasion në jetën e saj.

“Jam e dashuruar, gjithmonë, me diçka dhe me dikë,“-tha ajo, por nuk preferoi që të përmendte emra.

ME TE LEXUARAT