'Kur të vdes fëmija, të vdes edhe shpirti', nëna dhe bashkëshorti i Hueyda El Saied flasin për humbjen e artistes

Showbiz

'Kur të vdes fëmija, të vdes edhe shpirti', nëna

Hueyda El Saied u nda nga jeta 7 muaj më parë në moshën 46-vjeçare si pasojë e një sëmundjeje të rëndë, duke lënë dhimbje dhe boshllëk të madh tek të gjithë njerëzit e saj të dashur.

7 muaj nga humbja e artistes, bashkëshorti i saj Thierry Grosjean, djali Gabriel, dhe nëna e saj Diana Çoku, treguan në një intervistë në emisionin “Rudina” se dhimbja është ende e madhe.

Ndihem shumë keq, nuk kam fjalë për Hueydën… sepse kur të vdes fëmija, të vdes edhe shpirti bashkë. Por duhet të bëhem e fortë, sepse kam Gabrielin dhe Tierry-n”– tha nëna e artistes së ndjerë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ndërsa bashkëshorti Thierry Grosjean, tregoi se që nga vdekja e bashkëshortes së tij i është dashur të bëhet edhe nënë dhe baba për djalin e tyre 6-vjeçar.

“Është një aventurë e re për mua, është e mrekullueshme, e jashtëzakonshme. Ne jemi të fortë së bashku. Por është ende shumë emocionuese për ne të shikojmë këto pamje, këtë fotografi të bukur të Hueyda-s”– tregoi Thierry.

Duke folur për ditët e fundit të Hueydës, Thierry tha se ajo nuk hoqi dorë nga të bërit art deri në ditën e fundit.

“Në fakt ajo ishte duke u dominuar nga sëmundja në atë kohë, por ajo vazhdoi të bënte art. Vazhdonte të prodhonte, ka disa skultpura të ndryshme, e keni parë në rrjetet sociale. Edhe kur ishte në spital pikturonte, ishte shumë e rëndësishme për të të mbante të gjallë kurajon dhe të vazhdonte luftën kundër sëmundjes. Dhe donte të merrej me artin në mënyrë paralele. Edhe kur ka qenë në spitali të gjithë doktorët shikonin artin dhe veprat që ajo krijonte.”– rrëefu bashkëshorti i artistes.

Në studio ishin të ftuar edhe disa nga miqtë e Hueydës, mes të cilëve ishte edhe moderatori Xhani Shqerra. Ky i fundit foli për djalin e artistes, Gabrielin, duke ndarë prej cilësive që ka trashëguar ai nga nëna e tij e ndjerë.

“Gabrieli ka trashëguar nga mamaja, por edhe nga dashuria e gjyshes dhe e babait mbi të gjitha, përjetimin e gjësë në mënyrë shumë serioze, me atë etikën e tij si të ishte një djalë i rritur. Edhe pse është i vogël dhe nuk e kupton rëndësinë apo gjithë këta njerëz përreth që duan ta përqafojnë, sepse të gjithë ne na duket sikur përqafojmë motrën tonë, apo vajzën e dashur të ekranit…

Edhe pse është i vogël, është shumë i dashur, shumë i talentuar. Ka dashurinë për kamerat edhe për gjithçka ka të bëjë me komunikimin. Është shumë i kujdesshëm ndaj babait. Edhe me mua që kishte kohë që nuk më kishte parë, mua më thërret daja Xhani, vrapoi tek unë si të ishim ndarë dje. Kjo është meritë mbi të gjitha e babait, e Thierry-t, duam që ta falenderojmë publikisht për këtë lidhje që mban me rrënjët”- tha Xhani Shqerra.

Artistja u nda nga jeta në moshën 46 vjeçare më 23 nëntor si pasojë e kancerit të gjirit.

ME TE LEXUARAT