Kiara dhe Luizi debatojnë për herë të parë pas dasmës, arsyeja është absurde

Showbiz

Kiara dhe Luizi debatojnë për herë të parë pas

"Vëllai i Madh” ditën e sotme i ka vendosur banorët përballë sfidës së rezistencës.

Kjo lojë konsistonte në mbajtjen shtypur të një butoni derisa fitues të ishte vetëm një.

Kjo lojë sigurisht zgjati për shumë orë dhe në një situatë ku nuk lëviznin dot sepse ndryshe skualifikoheshin nga sfida Luizi dhe Armaldo kanë gjetur një mënyrë si të kryejnë nevojat e tyre personale.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Të dy janë mbuluar me një batanije dhe kane urinuar ashtu para të gjithëve. Ky veprim i Luizit e ka mërzitur shumë Kiarën, duke shënuar kështu edhe debatin e tyre të parë pas “dasmës” dhe puthjes aq shumë të komentuar.

“Luiz për sa kohë t’u afrova dhe të dhashë diçka më shumë nga vetja në këtë pikë ndihem sikur je i aftë të bësh çdo gjë për lojë.

Nga ana tjetër jam një person që kam shumë barriera dhe kur shoh gjëra të tilla stepem. Jo se ke ti gabim se ti mund të bësh çfarë të duash. Nuk ta shpjegoj dot se nuk jam në terezi. Të thashë fitoje por jo të bësh këtë gjë. Ti doje ta bëjë, është e drejta jote. Thjesht ndihem keq”, i tha Kiara Luizit.

 

ME TE LEXUARAT