Këngëtari shqiptar tregon për fitimet në muzikë: Kam marrë bakshish 30 mijë dollarë

Showbiz

Këngëtari shqiptar tregon për fitimet në muzikë: Kam

Këngëtarët shqiptarë njihen për udhëtime jashtë shtëtit, deri në SHBA dhe në Australi. Një prej tyre është Meda, këngëtari nga Maqedonia, i cili është pjesë e televizionit që prej 20 vitesh. Në një intervistë televizive, këngëtari ka treguar për fitimet gjatë karrierës, ndërsa surprizoi të gjithë kur tregoi për bakshishin më të madh që ka marrë.

 “Bakshishi më i madh që kemi marrë brenda një nate ka qenë në Australi, së bashku me muzikantët e mi kemi qenë për Pavarësi por nuk po e di vitin. 30 mijë dollar i kemi marrë, ndërsa këngëtar kam qenë vetëm unë. Është kujtim i paharrueshëm”, tha Meda.

Këngëtari shqiptar tregon për fitimet në muzikë: Kam

Këngëtari gjithashtu foli për masat që janë vendosur për dasmat, që prej një viti i ka lënë pushim muzikantët. Ai u shpreh shumë i pakënaqur.

ME TE LEXUARAT