“Këngëtare tallavaje”/ Vazhdon përplasja e Fifit me gazetaren, ofendime dhe ironi në rrjetet sociale

Showbiz

“Këngëtare tallavaje”/ Vazhdon përplasja e Fifit me

Një dedikim dashurie i Fifit për partnerin e saj në Instagram është kthyer në temën e përplasjes virtuale mes saj dhe gazetares Zhaklin Lekatari.

“M’fal që nuk jam rujt vetëm për ty”- shkruante Fifi mes të tjerash në dedikimin për të dashurin Adis Patushi.

Por Zhaklin Lekatari ka postuar në rrjetet e saj sociale një reagim ku shprehet se u ndje e ‘neveritur’ nga postimi i këngëtares dhe dedikimi që kishte bërë për partnerin e saj.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Zhaklin publikoi një video, ku thoshte se ajo që po bën këngëtarja është duke mësuar vajzat e vogla që “ta ruajnë veten për një person”.

Ndërkohë nuk ka vonuar as reagimi i këngëtares, e cila i është përgjigjur jo drejtpërdrejtë por duke publikuar në Instastory një thënie. “Bletët nuk humbasin kohën e tyre duke i shpjeguar mizave se pse nektari është më i mirë se m*ti.”, thuhet në postim.

Pas kësaj ka patur sërish një reagim nga Zhaklin e cila e quan Fifin ‘këngëtare tallavaje’ duke shtuar “Të puth thagëm”.

Në postimin e Fifit vihen re kritika të shumta. “Mos thuaj ‘më fal që nuk jam ruajtur vetëm për ty’. Nuk duhet t’ia thuash askujt, Fifi. Asnjë vajzë nuk duhet t’ia thotë këtë një djali. Po ai është ruajtur për ty?

Jo, ai është baba dhe ka qenë burri i dikujt. Pse duhet t’i kërkosh falje? Nuk është bukur mendoj unë të thuash këtë gjë, sidomos nga ti që je idhulli i shumë njerëzve që të ndjekin,” -shkruan dikush.

“Të lutem, ti paskërke gjetur dikë që të ‘kupton’ pse s’je ruajtur për të? Po çfarë mesazhi u jep vajzave të tjera që s’e kanë pavarësinë tënde dhe që nuk ruhen për një burrë? Dashuria e vërtetë nuk matet me ruajte.

Të lutem, ju që jeni fytyra publike mendoni mirë se çfarë mesazhi u jepni vajzave që ju ndjekin,” thotë një tjetër.

“Njeriu nuk ruhet për askënd, thjesht jeton jetën e tij! Pesho pak më shumë fjalët që thua se ky mesazh është i gabuar e mënyra e të menduarit është shumë e trishtë,” shkruan një tjetër komentues.

 

ME TE LEXUARAT