“Kë doni të largoni?”, i shkoi në podcast, Luizi provokon pas takimit me Ramën

Showbiz

“Kë doni të largoni?”, i shkoi në podcast, Luizi

Këngëtari Luiz Ejlli, i cili edhe pse një mbështetës i kahershëm i demokratëve, edhe për shkak të rrethanave jetësore, si ish-dhëndër i Jozefina Topallit, tashmë duket gjithnjë e më pranë socialistëve në pushtet.

Pas mbështetjes publike në drejtim të Benet Becit në Shkodër, dhe pranisë në podcastin e kryeministrit Rama, fituesi i Big Brother, ka bërë ‘një koment në kuadër të lojës’.

Teksa poston foto me Ramën ai shkruan: Kë doni të largoni?

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Një sfidë kjo në dukje për vetë Ramën, i cili gjatë bisedës me Luizin tha se me popullaritetin që kishte fituar nëse futej në zgjedhje me kreun e socialistëve, edhe mund të rrezikonte që ta fitonte garën.

“Kë doni të largoni?”, i shkoi në podcast, Luizi

Shumica e ndjekësve në profilin e vetë Luizit, në pyetjen ku ftohen të zgjedhin se kë duan të largojnë votojnë për Ramën, por padyshim që mendimi i tyre i shprehur në rrjet nuk ka vlerë, sa kohë që nuk zgjedhin në kutitë e votimit, njëherë në 2 apo 4 vite.

 

ME TE LEXUARAT