"Jeta ime si një ditar..."/ Rita Ora tregon sekretin e martesës me partnerin e saj!
Rita Ora ka ndarë për herë të parë detaje mbi martesën e saj me Taika Waititi, duke theksuar rëndësinë e miqësisë në një marrëdhënie romantike. Në një intervistë për revistën Hunger, këngëtarja 34-vjeçare tha se lidhja e tyre bazohet mbi një miqësi të fortë që ka ekzistuar për vite me radhë.
“Unë dhe Taika jemi në thelb miqtë më të mirë dhe donim të jetonim me atë ndjenjë përgjithmonë,” tha Rita, duke shtuar se kjo bazë e fortë i ka ndihmuar të ndërtojnë një martesë të qëndrueshme.
Në intervistë, ylli i muzikës pop foli edhe për albumin e saj të fundit “On You & I”, duke pranuar se martesa ka qenë një hap i madh që i ka sjellë frymëzim në krijimtarinë e saj.
“Ndihesha sikur ishte e nevojshme të isha një libër i hapur. Doja t’u tregoja njerëzve se ku jam në jetën time tani, si një ditar,” u shpreh ajo.
Rita Ora dhe Taika Waititi u martuan në një ceremoni private në gusht 2022, pasi kishin qenë miq të ngushtë për pesë vite. Ata filluan të takoheshin në mars 2021 dhe e konfirmuan romancën e tyre disa muaj më vonë.