“Je pak idiote ti”, veprimi i Einxhel në ditën e lindjes së Semit tregon gjithçka për raportin e tyre

Showbiz

“Je pak idiote ti”, veprimi i Einxhel në ditën e lindjes

Moderatorja Einxhel Shkira, i ka bërë një urim të veçantë Semi Japuajt për ditëlindjen e saj.

Në një postim në Instastory, Einxhel i ka bërë një urim të gjatë Semir, dhe videoja që ka përzgjedhur për të shoqëruar urimin e saj është pikërisht ajo ku këngëtarja i drejtohet asaj me “Je pak idiote ti.”

“Gëzuar ditëlindjen njërës nga peshoret e mia të preferuara. Jam e lumtur që kisha mundësinë të njihja një shpirt si tëndin, kaotik njëkohësisht të bukur dhe mahnitës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Më mungojnë ditët tona bashkë por e di që jemi të zëna duke ndjekur ëndrrat dhe duke ëndërruar përsëri.

Të uroj të gjithë të mirat dhe të dua shumë. Hey Semi u bëfsh 100 vjeçe”, thuhet në postimin e plotë të Einxhel.

Einxhel dhe Semi krijuan një raport shumë të mirë që kur ishin pjesë e “Big Brother VIP”. Ato kanë treguar në rrjetet sociale se ruajnë ende të njëtat marrëdhënie edhe pas daljes nga formati.

ME TE LEXUARAT