Ish-konkurrentja e "Për'puthen" kamariere në jug: Ka qenë puna e ëndrrave të mia, marr bakshishe

Showbiz

Ish-konkurrentja e "Për'puthen"  kamariere në jug: Ka

Inna Kollçaku në një intervistë me gazetarin, Ronaldo Sharka, në "Ora Verore", teksa flet për biznesin e saj të ri në bashkëpunim me Olsi Bylykun, shpjegon arsyen se pse ka vendosur të punojë si kamariere në lokalin e saj.

Ina thotë se një biznes nuk mund të sukses nëse vetë pronari nuk e prej punën nga afër, ajo thekson se do vazhdojë ta ndjekë këtë metodë gjithmonë, deri ditën e sa të fundit në punë.

Ronaldo Sharka: Nuk ndodh shpesh që të shohim pronarë biznesesh që të shërbejnë . ndodh shumë rrallë. Aq më tepër kur pronari është personazh publik. Pse shërben me tabaka?  

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ina Kollçaku: Një vajzë më tha, si qënke katandisur o Ina?! Unë ndihem shumë mirë, shumë komode, unë i bëj yzmetin punës time dhe lekëve të mia. Do vazhdoj ta bëj. Asnjë biznes nuk funksionon, nëse ti vetë nuk del në ballë të parë që të punosh. Këtë gjë e kam bërë gjithmonë dhe do vazhdoj ta bëj, deri ditën e fundit të punës, deri sa të dal në pension. Ka qenë profesioni i ëndrrave të mia, sepse nuk e kisha provuar të isha kamariere. Madje po e shijoj shumë, kështu që  jam duke e bërë praktikën te 'Papaya'. Nuk kam mësuar ende ta mbaj tabakanë mirë, por kusurin e kthej mirë dhe marr bakshishe.

ME TE LEXUARAT