Ilnisa Agolli flet për herë të parë pas takimit romantik me Meritonin: “Më la pa gjumë…”!

Showbiz

Ilnisa Agolli flet për herë të parë pas takimit romantik me

E ftuar nëpërmjet një lidhje telefonike në emisionin “Pardon My French” me Jonida Aliçkollin dhe Arbër Çepanin ka qenë gazetarja Ilnisa Agolli. Ajo është gjithashtu ish-banore e këtij edicioni të tretë të “Big Brother VIP Albania”, e cila u eleminua gjatë një nominimi shumë të fortë afër finales së madhe.

Ajo u fut dje në shtëpi për t’i bërë një surprizë partnerit të saj, Meritonit, i cili vazhdon të jetë ende në garë. Si ndihet ajo pas kësaj nate mjaft emocionuese?

Të them të drejtën unë vazhdoj akoma edhe sot në mëngjes. Unë jam shumë e prekur që nga mbrëmë, ndoshta edhe nga kjo natyra ime që është kështu siç është dhe mua më pëlqen kështu siç është. Më ka bërë që ta përjetoj atë ndjesi që kalova kaq çuditshëm, sa e para më la pa gjumë, e dyta sot mezi ambientohem dhe e treta e kam non-stop në mendje. Pra, shkova për të motivuar Meritonin dhe e gjej veten duke më motivuar Meritoni mua. 

Çfarë donte t’i thoshte Meritonit diçka që ndoshta nuk ja ka thënë dot gjatë atij momenti?

Po pak a shumë gjërat aty për aty rrotullohen edhe e vetmja gjë që do dëshiroja ishte të qëndroja pak më shumë me të, por këto janë kushtet dhe rrethanat.

ME TE LEXUARAT