I biri iu kap me 270 mijë euro kokainë, reagon Ad Sybardhi: Kingu i kingave...

Showbiz

I biri iu kap me 270 mijë euro kokainë, reagon Ad Sybardhi: Kingu i

Klajdi Serjani dhe Euxhenjo Manushi, përkatësisht 24 dhe 20 vjeç, u arrestuan gjatë një operacioni të Anti-Drogës në Tiranë, mbrëmjen e djeshme, pasi u kapën me 1 kilogram e 50 gramë kokainë, me vlerë tregu 270 mijë euro. Ata dyshohet se shpërndanin drogëra të forta në zonën e ish-Parkut të Autobusëve në kryeqytet.

Mësohet se 20-vjeçari Euxhenjo Manushi është djali i muzikantit të njohur saksofonist Adriano Manushi, i njohur me emrin e artit si Ad Sybardhi.

Pas arrestimit të të birit, ka ardhur një reagim në rrjetet sociale dhe nga Ad Sybardhi, i cili ka postuar foton e Euxhenjos në rrjetet sociale dhe krahas saj shkruan: “Allahu te begatoft shpirti babit”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në komente ka reaguar edhe violinisti Ervin Gonxhi, i cili e konsideron Euxhenjo Manushin si “kingu i kingave”.

I biri iu kap me 270 mijë euro kokainë, reagon Ad Sybardhi: Kingu i

 

ME TE LEXUARAT