“Harxhoj 3 mijë euro në muaj, lekët mi japin…”, ish-konkurrentja e “Për’puthen”: Meshkujt tentuan të më blejnë me para

Showbiz

“Harxhoj 3 mijë euro në muaj, lekët mi

Ish konkurrentja e Për’puthen, Enisa Gega ditën e djeshme ishte e ftuar në rubrikën “Mos i bjer me top” – nga Ronaldo Sharka në E Diell.

Ajo foli për jetën pas largimit nga programi, si dhe për një njohje të re me një djalë nga Londra. Ndër të tjera, duke mos iu shpëtuar ngacmimeve të moderatorit, Enisa tregoi se harxhon 3 mijë euro në muaj.

Ronaldo Sharka: Ka pasur meshkuj që kanë tentuar të blejnë me para?

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Enisa Gega: Po, por më e çuditshmja është që ato meshkuj që kanë tentuar kanë qenë mbi 35 e sipër… por që jo!

Ronaldo Sharka: Sa lekë shpenzon në muaj?

Enisa Gega: Bashkë me kursimet, shtëpi drita ujë, goca unë, shkon tek 3000 euro në muaj!

Ronaldo Sharka: Do fillojnë komentet, ku i gjen lekët?

Enisa Gega: Fisi i mamit tim, është fis shumë i madh dhe fis me emër të cilët jetojnë të gjithë në Itali dhe lavdi Zotit, mua më kanë mbajtur në pëllëmbë të dorës.

Ronaldo Sharka: Do kthehesh në “Për’puthen”?

Enisa: Nuk e besoj sepse është mbyllur si kapitull për mua. Përderisa nuk e gjeta dashurinë për 6 muaj, nuk e besoj se do e gjej për… Ndoshta tashme e kam gjetur.

Ronaldo Sharka: Me vërtet? Çfarë po ndodh me jetën tënde jashtë “Për’puthen” nga ana personale?

Enisa: Jam në një njohje. Është 25 vjeç por nuk rri në Shqipëri.

Ronaldo Sharka: Me çfarë merret?

Enisa: “London Boy”, (çun Londre).

Ronaldo Sharka: Paske goditur në shenjë. Ku e njohe?

Enisa: Ndërkohë që unë isha në Itali tek mami dhe po kujdesesha për të, edhe ai kishte të njëjtin rast dhe kështu ndodhi. Ai jeton në Londër dhe vazhdojmë kontaktin. Më kishte ndjekur në “Për’puthen” dhe më tha “pse vetëm qaje”.

ME TE LEXUARAT