“Gëzuar 20 vjetorin zemër, të dua”, Vanessa kujton përvjetorin e martesës me Kobe (Foto)

Showbiz

“Gëzuar 20 vjetorin zemër, të dua”, Vanessa kujton

Vanesa dhe Kobe, sot do festonin 20 vjetorin e martesës. Pavërësisht se basketbollisti nuk jeton më, Vanesa ka bërë urimin si të ishin bashkë. Përmes një postimi në Instagram, ajo shkruan:  “Gëzuar përvjetorin zemër. Të dua! 20 vite.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Vanessa Bryant ???? (@vanessabryant)

Vanesa gjithashtu ka publikuar një video të saj me Kobe, ku i shkruan: “Të dua tani, përgjithmonë dhe gjithmonë.”

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Vanessa Bryant ???? (@vanessabryant)

U bë një vit nga vdekja tragjike e Kobe dhe vajzës së tyre Gianna, nga përplasja e avionit ku po udhëtonin. Një vit pas tragjedisë, Vanessa Bryant  në një intervistë për revistën “People”, tregoi se si ka kaluar këto kohë pa ata dy.

 “Kjo dhimbje është e paimagjinueshme, por duhet thjesht të ngrihesh dhe të vazhdosh përpara. Të shtrihem në krevat dhe të qaj nuk do të ndryshoj faktin që familja ime nuk do të jetë më kurrë e njëjtë. Por të ngrihem nga krevati dhe të vazhdoj përpara do e bëj ditën më të mirë për mua dhe vajzat e mia. Kështu që kjo është ajo që bëj”, u shpreh Vanessa.

 

ME TE LEXUARAT