Foto/ Me të dashurin në Dubai, Xheneta Fetahu përgjigjet ashpër në rrjetet sociale!

Showbiz

Foto/ Me të dashurin në Dubai, Xheneta Fetahu përgjigjet

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Xheneta Fetahu, ka reaguar publikisht ndaj disa raportimeve që qarkulluan në mediat rozë lidhur me një lidhje të mundshme të saj.

Në disa prej këtyre lajmeve, u paraqit një person i ri që thuhej se ishte i dashuri i Xhenetës, dhe se dyshja po kalonin kohë së bashku në Dubai.

Në InstaStory, Xheneta shkruan: 

"Jam e vetëdijshme që emri im mund të jetë tërheqës për portale që kërkojnë klikime, por kjo nuk justifikon në asnjë mënyrë publikimin e lajmeve të pavërteta.

Foto/ Me të dashurin në Dubai, Xheneta Fetahu përgjigjet

Deri më tani kam zgjedhur të mos reagoj publikisht, por nga ky moment e në vazhdim, çdo shpifje dhe keqinformim mediatik do të ndiqet penalisht dhe do të adresohet përmes institucioneve ligjore përkatëse".

ME TE LEXUARAT