Erjola tregon momentin e saj më të vështirë: Preka fundin në dyert e spitalit, kam tentuar të…
Erjola Doçi, një prej banoreve të “Big Brother VIP 3”, ka rrëfyer për herë të parë momentin më të vështirë që ka kaluar në jetë.
Gjatë një bisede me Jetmir Salajn, moderatorja tregoi se para dy vitesh ka arritur ekstremet duke tentuar ti bëjë diçka vetes, për shkak të dashurisë që kishte për një djalë.
“Kam tentuar ti bëj diçka vetes time për dikë. Ka qenë shumë e vështirë”, ka treguar ajo, ndërsa shto se teksa ishte në dyert e spitalit, i dilte vetëm fytyra e të ëmës,
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Pjesë nga biseda:
Erjola: Kam tentuar ti bëj diçka vetes time për dikë. Ka qenë shumë e vështirë, e kam parë veten…
Jetmiri: Sa vjeç ke qenë?
Erjola: Para dy vitesh
Jetmiri: Interesante. Ke dashuruar apo jo?
Erjola: Po. Është i njëjti person që lidhet me linjën time të jetës. Ta shikosh veten duke prekur fundin në dyert e spitalit është shumë e shëmtuar. Po më dilte vetëm fytyra e mamit
Jetmiri: Normalisht…
Erjola: Po njeriu ndonjëherë arrin ekstremet për një person që do