Egla Ceno feston ditëlindjen në izolim, çudit shkrimi i Ilnisës në pasqyrë! Meritoni tenton ta…
Egla Cenon e ka gjetur ditëlindja të izoluar në Dhomën e Bardhë së bashku me Meritonin dhe Ilnisën dhe mesa duket nuk është dhe aq e lumtur për këtë gjë.
E shtrirë në krevat, Egla ka uruar vetën për ditëlindjen, ku nuk ka munguar as urimi i Meritonit.
Ai u ngrit për ta përqafuar, por Egla nuk pranoi. Meritoni nuk u dorëzua ndaj kokfortësisë së Eglës, mori mikrofonin dhe ia uroi ditëlindjen përzemërsisht.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Ndërsa Ilnisa zgjodhi një mënyrë tjetër për t’ja uruar ditëlinndjen. Ajo i ka shkruar në pasqyrë “lojtare e varfër edhe 100”.
Ilnisa: A jemi në rregull o lojtare e varfër?
Egla: Po ik moj, ti je zero për mua, ti nuk ekziston.
Ilnisa: Unë kam për kë ekzistoj. Për lojtarë të varfër si puna jote, s’më intereson fare.