E përmendi në këngën e re, Gjiko i lutet për bashkëpunim transgjinores Edona James

Showbiz

E përmendi në këngën e re, Gjiko i lutet për

Transgjinorja Edona James ishte një ndër konkurrentet më të përfolura në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova”, e cila me natyrën e saj pa komplekse bëri për vete një publik të gjerë.

Ish-banorja arriti që të pëlqehet jo vetëm nga publiku i thjeshtë, por edhe nga personazhet e njohura të shoëbizzit, ku ndër ta është edhe këngëtari Gjiko.

Reperi e ka përmendur ish-banoren në këngën e tij me të re, ndërsa kjo gjë është pritur mirë nga ana e Edonës.

Pas kësaj Gjiko përmes një postimi në llogarinë e tij në Instagram, i ka kërkuar Edonës publikisht një bashkëpunim.

“S’po ma kthen mesazhin Edona James. Veç mos haro që ti më kë shkruajtur e para. A mundeni mE fol mirq për mua, tregoni se jam djalë i mirë se kam shumë dëshirë të bëj një TikTok me të”– shkruan Gjiko krahas fotos së bisedës me transgjinoren.

“Edona James, se po më vjen keq për këto kolegë”, është pjesa e këngës së Gjikos ku përmend ish-banoren e Big Brother Vip Kosova.

ME TE LEXUARAT