E lidhur me Kristin? Flet Dea Mishel: Kemi shumë kimi, është simpatik

Showbiz

E lidhur me Kristin? Flet Dea Mishel: Kemi shumë kimi, është

Dea Mishel ka treguar pak nga jeta e saj pas “Big Brother Vip”. Sot ajo ishte e ftuar në “Ftesë në 5”, ku foli për nisjen e “She’s On Top”.

Ajo dhe Kristi do të jenë anëtarë të përjavshëm jurie të “She’s On Top” që nis transmetimin këtë të diel. E pyetur për marrëdhënien me Kristin, Dea Mishel sqaroi se mes tyre nuk ka ndjenja romantike.

“Unë me Kristin kuptohemi shumë mirë. Me disa njerëz ose kuptohesh ose jo dhe ne të dy kuptohemi. Me Kristin kemi kimi, ai është djalë simpatik. Por nuk mund të flasim për ndjenja romantike”, u shpreh ajo.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Më pas ajo shtoi:

“Në ‘She’s On Top’ mendoj që Kristi do të jetë më i rreptë se ai është i drejtpërdrejtë dhe unë do përpiqem ta zbus”, shtoi Dea.

ME TE LEXUARAT