Drini Zeqo publikon foton provokuese me Dea Vierin, fansat: U plakshi bashkë!
Dy ish banorët e Big Brother VIP3, moderatori Drini Zeqo dhe Dea Vieri kanë publikuar një foto të dyshimtë në rrjetet sociale.
Ata shfaqen shumë pranë njëri tjetrit, ndërsa shkruajnë “shfletoje foton për lumturi”.
Të shumë të kanë qenë ndjekësit që kanë uruar çiftin, çka ngre dyshimet se një histori dashurie mund të ketë lindur mes tyre, por ende nuk është e konfirmuar.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Mes komenteve ka edhe personazhe të tjerë publikë, të cilët shkruajnë “U plakshi bashkë dhe me ndonjë bebush”.
Mbetet të presim për konfirmim nga Drini ose Dea, pasi mund të jetë edhe foto e ndonjë bashkëpunimi.
Të dy ata ishin banorë të këtij edicioni të Big Brother VIP, edhe pse patën një eksperiencë të shkurtër.
Drini la garën për shkak të një problemi shëndetësor në familje, ndërsa Dea u skualifikua me votat e publikut.