Doli topless në ceremoninë e varrimit të Princit Philip, arrestohet gruaja

Showbiz

Doli topless në ceremoninë e varrimit të Princit Philip,

Ditën e djeshme iu dha lamtumira e fundit princit Philip, bashkëshortit të ndjerë të mbretëreshës së Britanisë, Elizabeta II.

Në ceremoninë e varrimit morën pjesë 30 persona për shkak të kushteve të pandemisë.

Mbretëresha u shfaq në ceremoni e veshur me të zeza, duke qëndruar e vetme dhe me kokën ulur.

Doli topless në ceremoninë e varrimit të Princit Philip,

Ndërkohë, Princi William dhe Harry u panë duke biseduar me njëri-tjetrin ndërsa po largoheshin nga varrimi i gjyshit të tyre në Kështjellën Windsor.

   Ato dukeshin të zymtë teksa po ecnin në heshtje pas Land Rover-it, duke mbajtur arkivolin e gjyshit të tyre ndërsa të dy kishin veshur kostume të zeza.

Mirëpo, ajo që vetëm tani po bëhet e ditur nga mediat është fakti që një grua topless është përpjekur të prishë ceremoninë e lamtumirës së Princit.

Doli topless në ceremoninë e varrimit të Princit Philip,


Gruaja topless u kap nga policia në funeralin e Princit Philip të Shtunën pasi ajo ndërpreu ceremoninë e Princit të ndjerë.

Protestuesja e paidentifikuar vrapoi  duke bërtitur “shpëtoni planetin” ndërsa turma fshiu lotët pas një momenti heshtje një minutë për Princin.

Ajo gjithashtu u përpoq të ngjitej në statujën e Mbretëreshës Victoria të vendosur jashtë kishës.

Mediat e huaja kanë raportuar se Meghan ka ndjekur ceremoninë e varrimit nga shtëpia kjo pasi për shkak të shtatëzanisë, mjeku e ka këshilluar të mos udhëtojë. Ajo i ka dërguar princit Philip një kurorë me lule dhe i ka shkruar me shkrim dorë një kartolinë.

Në shenjë nderimi ndaj tij në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar u mbajt një minutë heshtje.

ME TE LEXUARAT