Doli nga klinika me karrocë me rrota, çfarë ka ndodhur me Brad Pitt?

Showbiz

Doli nga klinika me karrocë me rrota, çfarë ka ndodhur me Brad

Ylli i Hollywood Brad Pitt u pa duke dalë nga një qendër mjekësore në Beverly Hills me një karrocë me rrota, duke shkaktuar shqetësim për gjendjen e shëndetit të tij. Sipas Page Six, ylli Once Upon a Time in Hollywood ishte në këtë qendër mjekësore për një takim dentar.

Nuk dihet nëse aktori kishte ndonjë dhimbje. Ai mbante syze dielli dhe një maskë fytyre, duke mbrojtur fytyrën e tij.

Për më tepër është e panjohur se çfarë procedurë dentare ai mori. Ka shumë gjasa që ylli i Hollywood të jetë transportuar me karrocë për shkak të politikës spitalore, duke qenë se spitali mban përgjegjësi nëse pacientit i ndodh gjë brenda ambienteve të spitalit.

ME TE LEXUARAT