“Do t’ju shtrydh si leckë”, Erjola qan pas kërcënimit të Romeos: Kam kaluar 1 mijë të zeza, të thotë një copë…

Showbiz

“Do t’ju shtrydh si leckë”, Erjola qan pas

Moderatorja Erjola Doçi dhe aktori Romeo Veshaj kanë debatuar ashpër me njëri-tjetrin, ku në një moment ky i fundit i ka thënë banores “do të shtydh si leckë”.

Pas kësaj moderatorja ka shpërthyer në lot, ndërsa Julian Deda është afruar që ta qetësojë atë duke i kujtuar debatin që Romeo dhe Meriton Mjekiqi kanë bërë me njëri-tjetrin pavarësisht që ata e quanin “vëlla” njëri-tjetrin.

“Të thotë copa e Romeos ju kap ju hedhm jeni plehra dhe ju shtrydh si lecka. Kam kaluar 1 mijë të zeza në jetë, kockë e fortë vetë dhe të më thotë të shtypi si leckë, të më shajë nga koka te këmba më prekë”– tha Erjola mes lotësh.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ndërsa aktori duke u përpjekur që ta qetësojë tha se Romeo është një njeri i pavlerë, sepse çdo gjë e bën për lojë. Gjithashtu edhe moderatorja Roza Lati ka tentuar ta qetësojë, teksa Erjola Doçi kishte sytë të mbushur me lot.

Pjesë nga diskutimi:

Juli: Vazhdoni dhe merruni me garët e njëri-tjetrit. Çfarë je ti? Për këta qan ti? Këta që s’kanë lënë gjë pa thënë për njëri-tjetrin

Erjola: Ma shpifën more a dëshirojnë që të prekun, le të futen more me familje, me motër e vëlla. Të thotë copa e Romeos ju kap ju hedh jeni plehra dhe do ju shtrydh si lecka. Kam kaluar 1 mijë të zeza në jetë, kockë e fortë vetë dhe të më thotë të shtypi si leckë, të më shajë nga koka te këmba më prekë

Juli: Janë njerëz të pavlerë për ty, çfarë ke ti?

Erjola: Më prekun. S’na lanë të hamë bukë as mua dhe as Rozën me fjalët e tyre. Si i thotë një robi 27 vjeç që të shtrydhi dhe të përdori tjetri për një copë loje

Juli: Po atë lojë do të bëjnë se s’kan çfarë bëjnë more njeri. A e ke parë çfarë kanë bërë me njëri-tjetrin gjiithë kohës? I thonë vëllezër njëri-tjetrit sot këto fytyra janë ato.

Erjola: I kanë përmendur edhe gruan Gracianos brenda

 

ME TE LEXUARAT