"Do e kuptoni shumë shpejt"/ Çfarë po paralajmëron Xheneta disa orë pasi Egli të hyjë në BBVIP4!
Lajmifundit
/
15 Mars 2025, 09:50
Showbiz
Ish-banorja e BBVIP Kosova, Xheneta Fetahu ka reaguar përmes pas spekulimeve rreth qëllimit të vërtetë të hyrjes së saj në shtëpinë e VIP-ave.
Xheneta sqaron se pranimi i sfidës së mosreagimit nuk kishte të bënte me ndonjë dëshirë për ribashkim me Gjestin, duke përgënjeshtruar aludimet mbi motivet e saj.
Xheneta gjithashtu nënvizon se ka vijuar përpara në jetën e saj private dhe është e shkëputur nga gjithçka që ka ndodhur në “Bigu”.
“Gjithçka bashkë është e kaluar. Në jetën time private kam vazhduar, e shkëputur nga Bigu me të gjitha ndodhitë e tij,” shton ajo.