Danja flet për herë të parë për njohjen me partnerin e saj!

Showbiz

Danja flet për herë të parë për njohjen me partnerin e

Banorja e BBVIP4, Danja Koka ka rrëfyer së fundmi lidhjen e saj me Redin, i cili është djali që i ka rrëmbyer zemrën.

Për banorët, Daniela tregoi se shkak për njohjen me Redin është bërë një shok i përbashkët.

"Jemi njohur nëpërmjet një shoku në fakt. Vjen ai shoku të më jepte dorën dhe ishte bashkë me këtë. Po Redi është i gjatë është kështu bjond. Edhe i jap dorën shokut edhe Redit.

Më vonë kapem me këtë shokun tim dhe i them: Ai ishte kokrra e yllit. Kot unë, nuk ashtu fare, pa asnjë lloj gjëje. Ky i kishte thënë Redit dhe ky më shkruan pastaj, “ça bën, si je?”.

Unë siklet i madh, jo jo me atë idenë që “ç’është ky muhabet” dhe i ktheja përgjigje kot. Dhe pastaj u takuam", tregoi Danja. 

ME TE LEXUARAT