Berisha thirrje emigrantëve: Kthehuni në vendin tuaj, investoni për 5 vite, asnjë taksë!

Showbiz

Berisha thirrje emigrantëve: Kthehuni në vendin tuaj, investoni

Kreu i PD Sali Berisha nga Shkodra ka treguar programin e opozitës nëse do të dalë me fitore në 11 maj, duke theksuar se Shqipërisë do t'i rritet mirëqenia.

Berisha tha se në vitin e parë të qeverisë së tij do vendosë taksat më të ulëta në mbarë Europën.

"Krenaria jonë kombëtare do jetë prodhimi i Shkodrës, Pukës, Malësisë së Madhe, Vaut të Dejës, Bushatit, prodhimi i mbarë Shqipërisë.

Po, po nuk ka njerëz më duarartë, nuk ka njerëz më mendjendritur se në këtë qytet. Prodhimet e tij, në qoftë se nxiten, në qoftë se ndihmohen, janë të denja për çdo treg. Unë garantoj biznesmenët shkodranë dhe mbarë shqiptarë, investitorët shkodranë dhe mbarë shqiptarë se taksat më të ulëta në Europë do vendosen vitin e parë të qeverisjes sonë.

Se energjinë do ta blini tre herë më lirë. Se energjinë do ta blini me çmimin më të ulët në Europë. Jemi në vitin e diasporës, e meriton diaspora. Nuk e kemi një fjalë elektorale këtë, jo, e kemi një fjalë të vërtetë, e kemi një fjalë zemre dhe unë u garantoj se do bëjmë gjithçka që ata mijëra shkodranë që kanë ndërtuar suksesin e tyre në Itali, Greqi, Amerikë dhe kudo të rikthehen të ndërtojnë ëndrrën shkodrane, ëndrrën më të bukur të jetës së tyre.

Pesë vite, asnjë taksë. Lehtësira të tjera për rikthimin e tyre. Made in Albania është krenaria jonë”, tha Berisha.

ME TE LEXUARAT