“Bashkëjetojmë pjesërisht”, Anxhela Peristeri zbulon detaje për partnerin misterioz

Showbiz

“Bashkëjetojmë pjesërisht”, Anxhela Peristeri zbulon

Këngëtarja Anxhela Peristeri ka rrëfyer detaje nga jeta e saj private, duke zbuluar se ajo dhe partneri i saj misterioz janë në një lidhje prej gati 10 vitesh.

Ajo theksoi se i dashuri ende nuk i ka propozuar dhe pyetjes pse nuk publikon foto me të iu përgjigj se “është shumë i bukur, kam frikë se ma marrin”.

Artistja rrëfeu se nuk e ëndërron fustanin e bardhë dhe se s’beson tek martesa, duke zbuluar se bashkëjeton pjesërisht me partnerin.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Nuk nxjerr foto, kam frikë se është shumë i bukur dhe ma marrin. Kam shumë vite me të, 10 vite, është brun me sy jeshil, 1.90 i gjatë ndaj nuk e nxjerr.

Nuk e ëndërroj fustanin e bardhë. Nuk jam martuar, unaza është dhuratë. Nuk e kam marrë akoma propozimin për martesë. Unazën e kam vënë që kur të më ngacmojnë të them jam e martuar.

Nuk jam e martuar, mund të konfirmohet në gjendje civile. Unë nuk besoj tek martesa e fejesa, bashkëjetoj pjesërisht me të, jo tamam”, tregoi këngëtarja

ME TE LEXUARAT