Arrestohet këngëtari i njohur grek, tentoi të largohet nga postblloku i policisë
Lajmifundit
/
3 Shkurt 2025, 11:06
Showbiz
Kristos Mastoras, këngëtari i njohur u arrestua prej policisë greke në gjendje të dehur. Sipas burimeve policore të cilave iu referohet shtypi grek, Mastoras u arrestua gjatë orëve të natën në afërsi të sheshit Omonia.
Policia tha se ai ishte efektin e sasisë së alkoolit 0.83mg. Madje mediat vendase thonë se Mastoras tentoi të largohet nga postblloku por u ndalua prej policisë.
Ai do të dërgohet në gjykatë për masë sigurie gjatë ditës së hënë. Iu mor patenta për 2 muaj dhe u gjobit 700 euro.