Arrestohet bashkëshorti i këngëtares së njohur shqiptare, zbulohet akuza
Gazmond Haxhifejzullahi, bashkëshorti i kandidates për deputete të Lëvizjes Vetëvendosje, Edona Llalloshi, është arrestuar për dhunë në familje.
Ai është denoncuar pak kohë më parë për dhunë në familje. Bashkëshorti i këngëtares, e cila u bë pjesë në Lëvizjen Vetëvendosje të mërkurën, dyshohet se konflikti ka nisur me këngëtaren, në lidhje me një pronë që pretendohet se i takon kandidates për deputete.
Rasti është konfirmuar edhe nga Prokuroria Themelore në Prishtinë.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
”Lidhur me çështjen për të cilën keni kërkuar informata, ju njoftojmë se rasti të cilit i referoheni është në fazën e hetimeve nga ana e prokurorit të çështjes dhe ndaj të njëjtit është parashtruar kërkesë për caktimin e paraburgimit, kurse më shumë informata lidhur me këtë rast nuk mund të jepen”, thuhet në përgjigjen e prokurorisë.