Ardhje surprizë në studio, Robert Aliaj vjen bashkë me të bijën, Galan! Mesazhi i vajzës së artistit

Një episod ndryshe ka ndodhur dje të martën në “Now” me moderatore Erla Mëhillin në Euronews Albania.
Në panel ka qenë i ftuar artisti Robert Aliaj, mirëpo moderatorja ka zgjedhur që të marrë në panel edhe të bijën, e cila kishte ardhur ta shoqëronte. Vajza e artistit iu bashkua panelit dhe ka folur se përse po vinte në këtë protestë.
“Erdha nga Belgjika që të jem këtu, më vjen keq që nuk jetoj këtu që të shkoj përditë në protestë. Është shumë e rëndësishme që çdo njeri që ka këmbë, edhe pa këmbë, duhet të jetë aty. Në qoftë se konsiderohesh shqiptar dhe nuk je aty, nuk di.
Nëse ngre flamurin, duhet të jesh aty. Kjo është për kauzën shqiptare. Është tepër e rëndësishme, do të ndihesha fajtore nëse nuk do të merrja pjesë. Për mua duket si një regjim autoritar. Njerëzit nuk kanë opinion dhe kjo nuk ka impakt.
Kanë shumë guxim dhe është shumë e madhe çfarë ndodh aty. Edhe kjo nuk është protestë për Shqipërinë, por edhe për Europën.” – tha Gala Aliaj.


