Amber Candy do rikthehet në BBVA?! Ish-banorja|: ‘Hyrja ime sërish do të…’
E ftuar sot në “Big Brother VIP Fan Club” ka qenë Amber.
E cila vendosi vetë të përfundonte rrugëtimin e saj në BBV. Kur u pyet nga Heidi nëse dëshiron që të kthehet sërish në lojë dhe të vazhdojë rrugëtimin, Amber u shpreh:
Hyrja ime është thikë me dy presa.
Jo vetëm e imja por e çdo banori që del nga ajo shtëpi sepse nëse ti do të rihysh dhe do të fillosh lojën aty ku e le është arritje.
Ndërsa të hysh dhe të bësh mbretëreshën që unë mora informacione dhe u futa për t’ju vënë juve përpara është gabimi më fatal që mund t’i bësh vetes.
Megjithate Ledion Lico ka lene te kuptohet se per Amber nuk ka plane kthimi ne shtepi pasi ne nje moment gjate diskutimit i tha "ti ishe brenda dhe dole..."