Zhvillimet në Asamblenë e PS-së, Basha: Rama mbylli listat bashkë me Berishën
Kreu i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha, i cilësoi sot si hipokrizi, deklaratat e Kryeministrit Edi Rama në Asamblenë e Partisë Socialiste ndaj kreut të PD, Sali Berisha, me të cilin u shpreh Basha, mbylli listat dhe liroi të korruptuarit e tij përmes amnistisë.
Basha u shpreh se ky është teatri i shëmtuar që riciklon veten vit pas viti. “Qëllimi është t’i trajtojnë qytetarët si spektatorë, pa fuqi vendimmarrëse, pa liri politike, pa zë në zhvillimin e vendit”, theksoi Basha. “Qesharake rrahja e gjoksit të kryeministrit që drejton qeverinë më të korruptuar në Europë, teksa thotë se ai do të kandidojë në pjesën e hapur të listave.
Ç’nevojë ka ta trajtojë si trimëri kandidimin te pjesa e hapur e listave, kur kishte mundësinë që t’i hapnin ato për të gjithë? Kjo është vetëm tallja e radhës me qytetarët, të cilëve iu mohua e drejta e zgjedhjes nga dyshja që në pazarin e vulës ndanë copa pushteti, Rama qeverinë e korruptuar, Berisha opozitën fasadë.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Prandaj në zgjedhjet e ardhshme oferta e tyre është shumë e qartë: Voto Ramën merr Berishën, voto Berishën mbaj Ramën”, u shpreh Basha. Kjo, sipas tij, është vetëm tallja e radhës me qytetarët, të cilëve iu mohua e drejta e zgjedhjes nga dyshja që në pazarin e vulës ndanë copa pushteti.
“Demokratët Euroatlantikë qëndrojnë të vendosur kundër këtij pazari që cakton mandatet në tavolinë dhe Shqipërinë e ndan si plaçkë për dyshen e vjetër dhe klientelën e tyre”, shtoi Basha.