Zgjedhjet në Himarë/ Vonesa në dy qendrat e votimit në fshatin Kuç
Lajmifundit
/
4 Gusht 2024, 08:24
Politikë
Sot do zgjidhet kryetari i Bashkisë së Himarës!
Votimi ka nisur rreth orës 7:00 të mëngjesit, në përjashtim të dy qendrave të votimit në fshatin Kuç ku bëhet me dije se nuk kanë nisur ende për shkak të disa problemeve në lidhje me materialet zgjedhore.
Qytetaret do te vendosin se kush do jetë në krye të bashkisë Vangjel Tavo i Partisë Socialiste dhe Petro Gjikuria i opozitës.
Të dy kandidatët po përballen “kokë më kokë”, teksa zgjedhjet e sotme pritet të kthejnë qetësinë në Himarë pas sagës që nisi në 2023 me arrestimin e Fredi Belerit dhe më pas edhe të kryetarit në detyrë, Jorgo Goro.