“Zar i bandave”, Bardhi sulmon ashpër Piro Vengun në Kuvend: Ti je i pavotuar, ty të njoh vetëm si…

Politikë

“Zar i bandave”, Bardhi sulmon ashpër Piro Vengun në

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka akuzuar ministrin e Mbrojtjes, Piro Vengu se është sjellë në atë post nga bandat e Durrësit, për shërbimit që siç tha Bardhi ka bërë për Portin e Durrësit.

Nga foltorja e Kuvendit, Gazment Bardhi e quajti Vengun si një zar, ndërsa i tha atij se është i pavotuar, por i emëruar nga bandat.

“Nuk bëjmë pushim që zotërisë ti dalë gjumi dhe të vijë në sallë. Ministri e ka për detyrë të jetë në seancë. Nuk presin deputetet që ti dalë gjumi Piros, por Piro rri këtu pinc për t’iu përgjigjur deputetëve”, tha Bardhi.

Gazment Bardhi: Ty nuk të njoh fare, ty të njoh si ushtar i Troplinëve të Durrësit, kaq të njoh unë ty. Ti je një ushtar i bandave zotëri që je ulur aty, je i pa votuar.

Je një njeri që të kanë çuar bandat si ministër i Mbrojtjes për shkak të shërbimeve që i ke bërë në Portin e Durrësit. Ti e di shumë mirë, ti nuk je as më shumë dhe as më pak, një zar.

Një zar si drejtor i portit të Durrësit i ke shërbyer bandave për të hapur dyert e portit të Durrësi dhe ke guximin vjen këtu dhe më thua mua të të them je apo nuk je në gjumë. Ti je në gjumë. Ty të kanë sjellë bandat, aferat korruptova. Je një zëdhënës i tyre ne këtë sallë.

Nga ana tjetër deputeti socialist Toni Gogu, iu drejtua duke i thënë se  “kur të flasë për kolegët socialistë duhet të lajë gojën”.

Gogu: Qëndroji njëherë disa akuzave që ke bërë më herët për babin e Zenit, për kolegun Noka dhe pastaj hajde fol me ne socialistët. Ti je mësuar të flasësh nga vendi, të flasësh kot, je mësuar të akuzosh siç akuzohet në rrugë. Zotëri shko te vendi dorëzo kallëzime e prova dhe lërë fatin e kolegëve se atë e vendosin qytetarët.

Me shumë kujdes me Partinë Socialiste dhe socialistët e kësaj shumice! Unë do të thosha qëro njëherë hesapet me kolegët e grupit tënd dhe pasi të jetë larë goja me ato të grupit tënd, mund të vish dhe ta mbushësh gojën me baltë për kolegët socialistë.

ME TE LEXUARAT