Yuri Kim e mbyll mandatin duke vizituar Tropojën, ambasadorja i bën “karshillëk” Sali Berishës nga vendlindja e tij
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Yuri Kim vizitoi këtë fundjavë Tropojën për të nisur procesin e lamtumirës në përfundim të detyrës së saj në vendin tonë. Gjatë vizitës së saj në Bajram Curri, ajo u takua me qytetarë të zonës, duke shprehur mirënjohjen dhe dashurinë e saj për Tropojën, si një nga vendet e saj më të pëlqyera në Shqipëri.
Duke vënë në dukje rrënjët e saj familjare në malësi, ambasadorja Kim falënderoi tropojanët për mikpritjen e tyre të ngrohtë dhe u tha atyre: “Kur jam me ju, ndiej se jam me familjen time.” Por vizita e diplomates Kim në Tropojë që është edhe vendlindja e ish-kryeministrit Sali Berisha, duke se është një kunjë për këtë të fundit, për shkak se më 14 maj, kreu i “Foltores” i shpallur “non grata” nga Departamenti Amerikan i Shtetit, korri një disfatë të thellë në këtë bashki, duke marrë kështu një “ shuplakë” të fortë elektoral.
Pra teksa Berisha e sulmon në mënyrë sistematike ambasadoren e nderuar Kim, duke shpifur ndaj saj, ajo zgjodhi që turin e lamtumirës ta nisë pikërisht nga vendlindja e ish-kryeministrit Berisha, që ashtu si DASH, e ka shpallur atë “non grata”, pasi kandidati i “Foltores” dhe koalicioni “Bashkë Fitojmë” u tronditën më 14 maj, duke humbur turpshëm në Tropojë dhe madje në gjithë Shqipërinë.
Merr lajme ekskluzive në Viber
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.
Ja mesazhi i ambasadores Kim
Ndërkohë sa i takon vizitës në Tropojë ka reaguar dje edhe ambasada e SHBA në vendin tonë në rrjetet sociale. “Ambasadorja Yuri Kim vizitoi Tropojën për të nisur procesin e lamtumirës në përfundim të detyrës së saj në Shqipëri. Gjatë vizitës së saj në Bajram Curri, ajo u takua me qytetarë të zonës, duke shprehur mirënjohjen dhe dashurinë e saj për Tropojën si një nga vendet e saj më të pëlqyera në Shqipëri.
Duke vënë në dukje rrënjët e saj familjare në malësi, ambasadorja Kim falënderoi tropojanët për mikpritjen e tyre të ngrohtë dhe u tha atyre: “Kur jam me ju, ndiej se jam me familjen time.””, shkruan ambasada e SHBA në Tiranë. Ndërkaq, siç shihet në foto, ambasadorja Yuri Kim gjithashtu piu kafe në një nga lokalet e qytetit, ku u prit jashtëzakonisht ngrohtë.
DSSHBA: Të korruptuarit në burg, shqiptarët duan drejtësi
Nga ana tjetër, duhet theksuar, se edhe pse është në përfundim të mandatit si diplomate, ambasadorja Yuri Kim ka treguar se e do Shqipërinë dhe instalimin e shtetit ligjor në vendin tonë. Pak ditë më parë teksa mori pjesë në 110 vjetorin e themelimit të Gjykatës së Lartë, ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim u shpreh se reforma në drejtësi po funksionon dhe prova për këtë, sipas diplomates është fakti që politikanët janë trembur.
“Shqiptarët më kanë thënë se duam drejtësi. Se duan një mundësi të barabartë për të qëndruar në këtë vend për të qenë një Shqipëri e mrekullueshme. Reforma në drejtësi vazhdon që të prodhojë rezultate reale dhe të prekshme. Dyshimi i shqiptarëve në fillim në reformën në drejtësi po zëvendësohet gradualisht. Gjykata e Lartë nga 19 anëtarë, kishin vetëm një gjyqtar 4 vite më parë, sot ka 16, dhe 3 vakancat duhet të plotësohen sa më shpejt.
SHBA janë krenare që mbështesin gjykatën me udhëzime për uljen e stokut të dosjeve të prapambetura. Duhet të jemi më të kujdesshëm. Kundërshtarët e drejtësisë duan që ajo të dështojë, do të donin të fshihnin veprimet e tyre korruptive dhe të bazohen në pandëshkueshmëri. Kjo është një shenjë që reforma në drejtësi po funksionon dhe tregon që të gjithë ne së bashku të qëndrojnë të përkushtuar ndaj kësaj detyre. Themeli është ndarja e gjyqësorit nga ndikimi politik”, nënvizoi ambasadorja Kim.
Ja kush do zëvendësojë ambasadoren Kim
Kujtojmë se Senati Amerikan miratoi pak javë më parë kandidaturën e diplomatit të karrierës, David Kostelancik për postin e ambasadorit të ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, shkruan faqja foreign.senate.gov. Kostelancik ishte propozuar nga Presidenti amerikan, Joe Biden për të zëvendësuar ambasadoren aktuale, Yuri Kim. Kostelancik ka një karrierë të gjatë në diplomaci.
Ai ka punuar edhe në ambasadën amerikane në Tiranë. Kostelancik deklaroi se lufta kundër korrupsionit në vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor është përparësi e SHBA-së. Ka qenë edhe Drejtori i Zyrës për Çështjet e Evropës Jugore Qendrore dhe Drejtori i Zyrës për Çështjet Ruse, në Byronë e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike, si dhe Drejtor i Zyrës së Evropës dhe Azisë në Byronë Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Ligjit. Aktualisht mban detyrën e këshilltarit të stafit ushtarak në Pentagon. Nga jetëshkrimi i tij mësohet se ai flet shqip, rusisht, hungarisht dhe turqisht.