Vuçiç zbulon ç’ndodhi sot në Bruksel, nga diskutimi 1 orë me Macron tek mesazhi për shqiptarët e maqedonasit

Politikë

Vuçiç zbulon ç’ndodhi sot në Bruksel, nga

Presidenti i Serbise Aleksander Vucic kishte nje mesazh per shqiptaret dhe maqedonasit ne konferencen ne Bruksel kete te enjte, kur tha se “ata duhet ta kuptojne”, se Rama dhe Kovačevski “sot mbrojtën vendet e tyre dhe interesat e tyre kombëtare në mënyrë mjaft kurajoze”. 

Vucic nder te tjera ka zbardhur dhe ate qe ka ndodhur gjate dhe para samitit me lideret e BE-se. Presidenti i Serbise tregoi se ka pasur nje diskutim te gjate nje ore me Presidenti francez Macron.

“Kjo që ndodhi me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë ishte vërtet e pa drejtë, shpresoj që ne të gjithë do jemi në gjendje të tejkalojmë këto vështirësi, por s’mund të qajmë e s’mund të bërtasim se dhe nëse të gjithë do na dëgjojnë s’do ndryshojmë asgjë”, theksoi ai.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Aleksandër Vuçiç: Çdo gjë që thashë sot këtu e thashë hapur dhe publikisht në praninë e zyrtarëve të BE nëse mund ta përkthej atë që ishte e rëndësishme për ne sot, nëse e analizoni rezultatet konkrete për Ballkanin Perendimor s’kishte por ishte diskutim i mirë e unë nuk e nënvlerësoj këtë kurrë, nëse më pyesni nëse Maqedonia e Veriut apo Shqiperia morën një datë jo, nëse Prishtina mori liberalizimin e vizave, jo, nëse Bosnja mori statusin kandidat, jo.

Natyrisht u kritikuam shumë nga shumë shtete anëtare për shkak të situates ruso ukrainase dhe kaq, kaq ndodhi.

Po ta përkthesh në terma konkrete, politika nuk ka të bëjë gjithmonë me terma konkrete, në fund lodhet me rezultate konkrete por para saj është atmosfera, cështjet, të dëgjuarit e njëri- tjetri e ndërtimi i besimit e nga ky këndvështrim ishte takim e samit i mirë.

Unë në fakt sot i kam mbaruar leksionet e mia unë besoj që e ardhmja është në duart tona nëse bëjmë shumë punojmë fort, nëse do të nisim të lidhemi të integrohemi mes njëri tjetrit, duhet të punojmë fort, të jemi më të dedikuar e përkushtuar.

Pata një diskutim të gjatë sot me presidentin francez për gati një orë dhe me kryeministrin austriak dhe besoj se Ballkani Perëndimor ka të ardhme evropiane por ceshtja është që vërtet ka shumë për t’u bërë nga ne.

Kjo që ndodhi me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë ishte vërtet e pa drejtë, shpresoj që ne të gjithë do jemi në gjendje të tejkalojmë këto vështirësi, por s’mund të qajmë e s’mund të bërtasim se dhe nëse të gjithë do na dëgjojnë s’do ndryshojmë asgjë.

Mund të them diçka, per lideret e Shqiperise dhe Maqedonise se Veriut, ata mbrojtën vendet e tyre dhe interesat e tyre kombëtare në mënyrë mjaft kurajoze e ajo është cfarë doja të thoja për audiencën e tyre, shpresoj që ata të kuptojnë…

ME TE LEXUARAT