Votimi në Kuvend/ Basha braktis sallën, ja dy deputetet që "tradhtuan" kryetarin e PD
Lajmifundit
/
4 Prill 2024, 20:29
Politikë
Edhe pse e kundërshtoi përgjatë gjithë kohës, Lulzim Bashës i kanë “rrjedhur” dy vota nga grupi i deputetëve që ai përfaqëson.Teksa Basha dhe një pjesë e deputetëve u larguan nga salla e Kuvendit në momentin kur po votohej amnistia penale, dy deputetet Ori Nebiaj dhe Eralda Tase Bano qëndruan në vendet e tyre.
Dy deputetet dhanë votën e tyre pro për propozimin e kreut të Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhit.