Vota e diasporës, Rama takon sot shqiptarët në Selanik
Kryeministri Edi Rama do të realizojë një tjetër takim ditën e sotme me shqiptarët e Greqisë, në kuadër të turit me diasporën.
Në orën 11:00 me orën lokale greke, kreu i vendit tonë Edi Rama do të jetë në Selanik.
Takimi me shqiptarët në Selanik vjen menjëherë pas takimit me diasporën në New York, ku do të kërkojë votën e shqiptarëve që jetojnë jashtë.
Ndërkohë, pak ditë më parë, në një postim në Facebook, Rama theksoi se rikthehet me kënaqësi të posaçme tek shqiptarët e Greqisë.
“Pasnesër do të rikthehem me një kënaqësi krejt të posaçme tek shqiptarët e Greqisë, këtë herë në Selanik, ku historia na ka lidhur me njëmijë fije dhe e sotmja na bashkon më shumë se asnjëherë me fqinjët tanë jugorë, si dy popuj europianë që edhe për pak vite do jenë krah për krah në Bashkimin Europian”, shkruate Rama.