“Vishet si Zelensky”, Berisha komenton rikthimin e Bashës: E komandon Rama, lexon ato që i jep Endri Fuga

Politikë

“Vishet si Zelensky”, Berisha komenton rikthimin e Bashës: E

Ish-kryeministri Sali Berisha i ftuar në studion e emisionit “Open” në News24 ka komentuar rikthimin e Lulzim Bashës në jetën politike të vendit.

Berisha ironizoi rikthimin e Bashës duke thënë se lexon ato që nxjerr zyra e shtypit të kryeministrit Rama, të cilët sipas tij e kanë marketuar “duke e veshur si Zelensky”, presidenti i Ukrainës.

Sipas tij Basha nuk ka “punë me të”, pasi ky i fundit komandohet dhe merr urdhra nga Edi Rama.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Është veshur si Zelensky, atë e marketon Endri Fuga. Vajti i bleu bluzë kaki. Ai lexon ato që i jep zyra e Fugës. Atë e komandon Rama, nuk ka punë me mua ai. Dil i thotë Fuga, thuaj që jam si Zelensky dhe del ai.

 

Nuk kisha parti në këto zgjedhje. Një proces ishin primaret, por nuk kisha as emrin, as partinë, as vulën, etj. Shitja e zgjedhjeve ka qenë se Edi Rama bleu mandatet dhe ai nuk luftoi.

Do ketë një lëvizje të fuqishme popullore për rikthimin e votës së lirë në Shqipëri. Kjo do ndodhë padiskutim. Demokratët do na ndjekin se janë njerëz idealistë. Në kushtet më të veçanta u mblodhën mbi 500 mijë idealistë. Ekzistojnë gjysmë milionë idealistë të gatshëm të sakrifikojnë për votën”, u shpreh Berisha.

 

ME TE LEXUARAT