"Vidhni, vidhni, pak ditë ju kanë mbetur"/ Rama: Palokë, pse e thua llafin e ke?!

Politikë

"Vidhni, vidhni, pak ditë ju kanë mbetur"/ Rama:

Kryeministri Edi Rama ka inauguruar këtë të premte tunelin e Murrizit, një projekt i madh i cili do të shkurtojë distancën Tiranë-Dibër.  Sakaq përpos komenteve pozitive për tunelin e Murrizit Rama pati në Facebook edhe komente negative.

“Vidhi vidhni se edhe pak ditë që ju kanë mbetur”, ishte një prej komenteve në rubrikën Sy më Sy.

“Po pse e thua llafin e keq. Apo ta do emri ta mbash me nder duke e sharë. Palokë duhet ta dish që kjo vepër është bërë me PPP”, iu përgjigj Rama.

Rama theskoi ndër të tjera se çdo vepër infrastrukture që ne ndërtojmë është vetëm me standarde europiane.

"Ne e kemi ndarë mendjen, do ta bëjmë këtë vend anëtar të Bashkimit Europian deri në 2023 dhe kjo do të thotë që jo vetëm çdo shqiptari do t’i japë një pasaportë europiane por edhe Shqipërinë do ta pasaportizojmë në Europë me standarde evropiane”, tha ndër të tjera Rama.

ME TE LEXUARAT