Vetëvendosja kërkon përsëritjen e zgjedhjeve në Tiranë: Të shpallen të pavlefshme

Politikë

Vetëvendosja kërkon përsëritjen e zgjedhjeve në

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri Boiken Abazi, i cili garoi në kryeqytet, por nuk arriti të marrë më shumë se 2993 vota duke mbetur jashtë parlamentit të ri, kërkon shpalljen e pavlefshmërisë së zgjedhjeve dhe rivotimin në të gjithë Qarkun e Tiranës.

“Bazuar mbi faktet që po grumbullojmë mbi shkeljet në Qarkun Tiranë në lidhje me ankesën që do të dorëzojmë në KQZ / KAS ditën e hënë, ne kërkojmë dhe presim shpalljen e pavlefshmërisë së zgjedhjeve dhe rivotimin në të gjithë Qarkun e Tiranës” shkruan ai.

Abazi pretendon se në qarkun e Tiranës janë kryer shkelje të shumta si në momentin e votimit, por edhe të numërimit të votave duke akuzuar komisionerët sidomos mbi pavlefshmërinë e fletëve.

ME TE LEXUARAT